• e diel, 22 dhjetor 2024

Ukraina ka parashtruar ankesë në FIFA dhe UEFA me kërkesë për ta tërhequr vendimin për rusët

Ukraina ka parashtruar ankesë në FIFA dhe UEFA me kërkesë për ta tërhequr vendimin për rusët

Kiev, 5 tetor 2023 (MIA) - Ministria e Rinisë dhe Sporteve të Ukrainës i ka bëri thirrje Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) dhe Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) që të tërheqin vendimin për pranimin e kombëtares ruse nën 17 vjeç në turnetë ndërkombëtare.

Gjithashtu, ministria u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të UEFA-s që t'i bashkohen bojkotit të të gjitha ndeshjeve dhe turneve me pjesëmarrjen e kombëtares ruse.

Më 26 shtator, Komiteti ekzekutiv i UEFA-s lejoi ekipet kombëtare ruse me lojtarë nën moshën 17 vjeçare të konkurrojnë nën patronatin e tij. Vendimi vlen si për skuadrën e meshkujve ashtu edhe të femrave. Më vonë, Ukraina, Anglia, Polonia, Letonia, Suedia, Danimarka, Norvegjia, Lituania, Finlanda dhe Rumania refuzuan të luanin në ndeshjet me pjesëmarrjen e ekipeve të të rinjve rusë.

Megjithatë, sipas „Sky News“, UEFA po përpiqet t'i qetësojë vendet që refuzojnë të luajnë kundër Rusisë. si/mb

Foto: UAF





QËNDRONI TË LIDHUR