• e diel, 29 shtator 2024

Ukraina kërkon nga Meksika arrestimin e Putinit nëse ai vjen në inaugurimin e presidentes së re të vendit

Ukraina kërkon nga Meksika arrestimin e Putinit nëse ai vjen në inaugurimin e presidentes së re të vendit

Meksiko Siti, 9 gusht 2024 (MIA) - Ambasada e Ukrainës në Meksikë i bëri thirrje qeverisë meksikane që të arrestojë presidentin rus Vladimir Putin, i cili ka një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN), nëse ai arrin në Meksikë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentes së sapozgjedhur Klaudia Shejnbaum.

"Ne kemi besim në qeverinë meksikane që të respektojë urdhërarrestin ndërkombëtar" për Putinin dhe "ta dorëzojë atë në gjykatën e OKB-së në Hagë" nëse ai arrin për inaugurimin e Shejnbaum më 1 tetor, thuhet në kumtesën e ambasadës amerikane.

Gjykata penale ndërkombëtare në mars të vitit të kaluar lëshoi urdhërarrest për arrestimin e Putinit, i cili është i akuzuar për krime lufte për deportimin e fëmijëve nga territoret e okupuara të Ukrainës në Rusi.

Meksika është një nga nënshkruesit e Statutit të Romës, sipas të cilit u themelua GJPN-ja. Sipas Statutit të Romës, secili nga nënshkruesit është i detyruar t'i dorëzojë GJNP-së këdo që është përgjegjës për krimet ndërkombëtare. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR