• e premte, 12 korrik 2024

Ukraina e akuzoi Rusinë për vrasje të dy ushtarëve të robëruar

Ukraina e akuzoi Rusinë për vrasje të dy ushtarëve të robëruar

KIev, 11 korrik 2024 (MIA) - Prokurori kryesor publik Andrij Kostin dje i akuzoi forcat ruse për vrasjen e dy ushtarëve ukrainas muajin e kaluar në rajonin pjesërisht të okupuar nga Moska, Zaporozhje në Ukrainën juglindore, njoftuan mediumet britanike.

Ai tha se videoja e publikuar në rrjetet sociale tregon si ushtarë rusë u urdhërojnë dy ushtarëve të paarmatosur ukrainas të gjunjëzohen në istikame para se të ekzekutohen.

"Videoja qartë tregon se ukranasit dorëzohen dhe nuk paraqesin kërcënim. Megjithatë, okupatorët më mënyrë mizore ekzekutuan burra të paarmatosur", ka shkruar Kostin në platformën sociale "X".

Rusia vazhdimisht i mohon akuzat për krime të luftës nga fillimi i pushtimit të saj në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, ndërsa Kievi pohon se janë rreth 130.000. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR