Ukraina dhe Rusia me sulme të ndërsjellta, tetë të lënduar në Kiev
- Ukraina dhe Rusia mbrëmë këmbyen sulme me dronë, duke shkaktuar zjarre dhe lëndime, kumtuan autoritetet lokale. Së paku tetë persona janë lënduar gjatë sulmit ndaj kryeqytetit ukrainas Kiev.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:31, 7 shtator, 2025
Kiev, 7 shtator 2025 (MIA) - Ukraina dhe Rusia mbrëmë këmbyen sulme me dronë, duke shkaktuar zjarre dhe lëndime, kumtuan autoritetet lokale. Së paku tetë persona janë lënduar gjatë sulmit ndaj kryeqytetit ukrainas Kiev.
Sulmi ukrainas me dronë shkaktoi zjarr në rafinerinë e naftës "Ilski" në rajonin rus Krasnodarsk, kumtoi administrata e atjeshme. Zjarri, i cili kaploi disa metra katrorë në një nga sektorët e prodhimit, u shua shpejtë, dhe nuk ka viktima. Personeli i rafinerisë ishte evakuuar në strehimroe të përkohshme.
Nga ana tjetër, Rusia kreu sulm me dronë ndaj Kievit, me ç'rast pjesë të dronëve të rrëzuar shkaktuan zjarre në disa ndërtesa. Prefekti i Kievit, Vitalij Kliçko njoftoi se zjarr ka shpërthyer në ndërtesën katërkatëshe në Rajonin Darnick, me ç'rast janë lënduar një grua shtatzënë dhe dy perosna të tjerë.
Zjarre janë rejgistruar edhe në ndërtesën 16-katëshe dhe dy ndërtesa të tjera dykatëshe në rajonin Svjatoshinsk. Shefi i administratës ushtarake të Kievit, Timur Tkaçenko akuzoi se Rusia "qëllimisht sulmon objekte civile".
Sirena për alarm ajror u aktivizuan në pjesën më të madhe të Ukrainës rreth orës 3:00 sipas kohës lokale, ndërsa shpërthime u paraqitën në Odesë dhe Kremençuk, ku një pjesë e qytetit mbeti pa rrymë.
Pas sulmeve në Ukrainën perëndimore, Polonia i ngriti në ajër aeroplanët e vet dhe ata aleatë. ab/
fotо: arkivi