• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ukraina dhe Britania e Madhe kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në sferën e mbrojtjes dhe prodhimin e armës

Ukraina dhe Britania e Madhe kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në sferën e mbrojtjes dhe prodhimin e armës

Kiev, 10 prill 2024 (MIA) - Ukraina dhe Britania e Madhe sot kanë nënshkruar Marrëveshje kornizë për bashkëpunim në sferën e mbrojtjes dhe prodhimit të armës, me qëllim që t'i përforcojnë kapacitetet ukrainase për prodhimin e armës.

"Sot kompanitë britanike bashkëpunojnë me kompanitë ukrainase dhe kërkojnë mundësi të prodhojnë më shumë armë së bashku", tha ministri ukrainas i Industrisë Strategjike, Oleksandër Kamishin pas ceremonisë së nënshkrimit në konferencën ushtarake në Kiev, ku morën pjesë rreth 30 kompani britanike dhe ku u bisedua për bashkëpunimin eventual me kompanitë ukrainase.

Ministri britanik i Politikës Tregtare, Greg Hends tha se shpreson se marrëveshja do të kontribuojë për performansat e Ukrainës në fushëbetejë, si dhe për ekonominë e saj. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR