• e mërkurë, 15 janar 2025

Ujvari: KE ndau edhe 40 milionë euro për të mbështetur civilët ukrainas të prekur nga lufta

Ujvari: KE ndau edhe 40 milionë euro për të mbështetur civilët ukrainas të prekur nga lufta

Bruksel, 6 shtator 2024 (MIA) - Përballë sulmeve të intensifikuara në infrastrukturën energjetike në Ukrainë, Komisioni Evropian ka vendosur të ndajë 40 milionë euro shtesë për t'i ndihmuar ukrainasit në pritje të dimrit që po vjen, tha sot zëdhënësi i KE-së për buxhetin, burimet njerëzore, ndihmën humanitare dhe menaxhimin e krizave, Balash Ujvari.

"Nga këto mjete, 35 milionë euro janë të destinuara për projekte humanitare në Ukrainë, ndërsa pesë milionë euro për mbështetjen e refugjatëve ukrainas dhe nikoqirëve të tyre në Moldavi", theksoi Ujvari.

Ai theksoi se mjetet për projektet humanitare në Ukrainë do të përdoren për riparimin e ndërtesave të dëmtuara, për shpërndarjen e energjisë elektrike dhe ngrohjes, si dhe për strehimin për ata që kanë më shumë nevojë.

Mjetet e ndara për Moldavinë synojnë të ofrojnë mbrojtje dhe shërbime bazë për refugjatët ukrainas, si dhe të përmirësojnë gatishmërinë për valët e mundshme shtesë të refugjatëve.

Paralajmërimi vjen në një kohë kur Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarçiç ndodhet në Lituani, ku po merr pjesë në një forum rajonal të mbrojtjes civile të fokusuar në mobilizimin e mbështetjes shtesë për Ukrainën përpara dimrit të ardhshëm.

Sipas Lenarçiq, lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka vazhduar të përshkallëzohet në vitin 2024 pa ju parë fundi, duke vënë jetën e civilëve në rrezik të vazhdueshëm.

"Dimri që po afron vetëm sa do t'i shtojë këto probleme. Së bashku me partnerët tanë humanitarë, ne tashmë po përgatitemi për sfidat që dimri do t'i sjellë Ukrainës", theksoi Lenerciç.

Ai përkujtoi se me mjetet e ndara sot, mbështetja totale e BE-së për Ukrainën në vitin 2024 arriti në 110 milionë euro, ndërsa për Moldavinë 13 milionë euro.

Еврокомесарот за хуманитарна помош, Јанез Ленарчич, повика сите страни во јеменскиот конфликт да дозволат пристап за хуманитарната помош во оваа земја, Европската Комисија денеска одржа соста

"Dua të falënderoj Lituaninë dhe të gjitha vendet e tjera që vazhdojnë të ofrojnë burime jetike të energjisë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së. Solidariteti juaj me Ukrainën është i rëndësishëm siç ka qenë gjithmonë", shtoi Lenerçiç.

Sipas të dhënave nga Komisioni Evropian, që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, e deri më tani, BE-ja ka ndarë gjithsej 966 milionë euro për programet e ndihmës humanitare për civilët e prekur nga lufta. Nga këto mjete, 895 milionë euro u ndanë për programet humanitare në Ukrainë, ndërsa 71 milionë euro për mbështetjen e refugjatëve ukrainas në Moldavinë fqinje.

Përveç këtyre mjeteve, mbi 150,000 ton ndihma janë dhënë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, duke përfshirë ambulanca dhe automjete zjarrfikëse, ilaçe, objekte montuese për akomodim, gjeneratorë të energjisë dhe pajisje mjekësore dhe të specializuara për t'u përballur me rreziqet e shëndetit publik, siç janë kërcënimet kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore. ls/

Foto: Skrinshot/ Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR