Uji për pije në Shkup është i sigurt
- Uji për pije në Shkup është me cilësi të mirë, tregojnë të dhënat e Ndërmarrjes Publike "Ujësjellës dhe Kanalizim".
- Post By Sara Ademi
- 13:31, 29 janar, 2024

Shkup, 29 janar 2024 (MIA) - Uji për pije në Shkup është me cilësi të mirë, tregojnë të dhënat e Ndërmarrjes Publike "Ujësjellës dhe Kanalizim".
"Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga data 22 deri më 26 janar mori 185 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 185 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 41 vende matëse në qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të fituara nga hulumtimi, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit për pije - Gazeta zyrtare e RM-së, nr.183/18, shkruan në kumtesën e NP "Ujësjellës dhe Kanalizim"- Shkup. sa/
Foto: NP "Ujësjellës dhe Kanalizim"