Uji në Shkup i sigurt për pije
- Uji në Shkup është i sigurt për pije dhe mikrobiologjikisht i testuar, njoftoi sot NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" - Shkup.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:40, 12 maj, 2025
Shkup, 12 maj 2025 (MIA) - Uji në Shkup është i sigurt për pije dhe mikrobiologjikisht i testuar, njoftoi sot NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" - Shkup.
Sipas raportit javor mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, prej 5 deri më 9 maj të vitit 2025 janë marrë 186 mostra për analizë fizike-kimike dhe 186 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 42 vende matëse në Qytetin e Shkupit. Analizat janë bërë në Sektorin e kontrollit sanitar.
"Të gjitha mostrat korrespondojnë me Rregulloren për kërkesë për siguri dhe cilësi të ujit për pije", njoftojnë nga NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi". qa/
Foto: arkivi i MIA-s