Uji në Shkup i sigurt për pije
- Uji në Shkup është i sigurt dhe cilësor, konfirmon raporti i fundit javor i NP "Ujësjellësi dhe Kanalizime".
- Post By Qefsere Abduli
- 09:59, 24 nëntor, 2025
Shkup, 24 nëntor 2025 (MIA) - Uji në Shkup është i sigurt dhe cilësor, konfirmon raporti i fundit javor i NP "Ujësjellësi dhe Kanalizime".
Sipas analizave të kryera nga Sektori i kontrollit sanitar në periudhën nga 17 deri më 21 nëntor, të gjitha mostrat e testuara përmbushin standardet e përcaktuara me Rregulloren për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.
Gjatë periudhës së caktuar janë marrë 211 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 211 mostra për analizë mikrobiologjike nga 51 pika të ndryshme matëse në të gjithë qytetin.
Rezultatet tregojnë se të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat e sigurisë dhe cilësisë së ujit të pijshëm. qa/
Foto: NP Ujësjellësi dhe kanalizime - Shkup