Uji në Shkup i sigurt për pije
- Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë rezultatet nga analizat e bëra të 203 mostrave të marra nga 52 vende matëse në qytet.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:52, 24 mars, 2025

Shkup, 24 mars 2025 (MIA) - Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë rezultatet nga analizat e bëra të 203 mostrave të marra nga 52 vende matëse në qytet.
"Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 17 deri 21 mars 2025 mori 203 mostra për analizë fizike-kimike dhe 203 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 47 vende matëse në Qytetin e Shkupit. Në bazë të rezultateve të mara nga analizat, të gjitha mostrat korrespondojnë me Rregulloren për kërkesë për siguri dhe cilësi të ujit për pije”, thuhet në kumtesën e sotme të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Shkup. qa/
Foto: NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi”