• e enjte, 11 korrik 2024

Uji në Shkup i sigurt për pije

Uji në Shkup i sigurt për pije

Shkup, 18 shtator 2023 (MIA) - Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet e analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të kryera në 43 pika matëse në qytet.

"Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 11.09.2023 deri më 15.09.2023 ka marrë 192 mostra fiziko-kimike dhe 192 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 43 pika matëse në qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga testet të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e RMV-së, nr. 183/18), njofton NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi".

Këto informacione Ndërmarrja publike i publikon në kuadër të raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, marrë nga analizat e kryera në Sektorin e kontrollit sanitar i cili në fakt është laboratori i parë në vend që akrediton punën e saj sipas standardit ISO17025:2018.

Foto: arkiva e MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR