• e enjte, 11 korrik 2024

Uji në Shkup është i sigurt për t'u pirë

Uji në Shkup është i sigurt për t'u pirë

Shkup, 25 shtator 2023 (MIA) - Uji  për pije në Shkup është i sigurt për t'u pirë tregojnë rezultatet e analizave të bëra fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga 47 stacione matëse në qytet.

"Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga ora 18.09.2023 deri më 22.09.2023 ka marrë 194 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 194 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 47 vende matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga analizat, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesa të sigurisë dhe cilësisë së ujit për pije, informuan sot nga NP "Ujësjellës dhe Kanalizim".

Këto informacione, nga ndërmarrja publike i publikojnë në suaza të raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit për pije, të marrë nga analizat e zbatuara në Sektorin për kontroll sanitar. sa/

Foto: NP Ujësjellës dhe Kanalizim

 

QËNDRONI TË LIDHUR