• e shtunë, 05 tetor 2024

Uji në Shkup është i sigurt për pije

Uji në Shkup është i sigurt për pije

Shkup, 13 nëntor 2023 (MIA) - Uji në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht në rregull, kumtoi sot Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup. 

Sipas raportit javor për cilësi dhe siguri të ujit për pije marrë nga analizat e kryera në Sektorin e kontrollit sanitar të kryer nga gjashtë deri me dhjetë nëntor 2023, të gjitha mostrat e analizuara korrespondojnë me Rregulloren për kërkesën për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm. 

Për analizë janë marrë 189 mostra fiziko-kimike dhe 189 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 44 pika matëse në Qytetin e Shkupit. si/ 

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR