• e shtunë, 05 tetor 2024

Uji në Shkup i sigurt për pije

Uji në Shkup i sigurt për pije

Shkup, 15 janar 2024 (MIA) - Uji në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht i rregullt, kumtuan sot nga NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" - Shkup. 

Sipas raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm nga analizat e marra në Sektorin e kontrollit sanitar realizuar nga data 9 janar deri më 12 janar i këtij viti, të gjitha mostrat e analizuara korrespondojnë me Rregulloren për kërkesat e sigurisë dhe cilësisë së ujit të pijshëm.

Për analiza janë marrë 155 mostra fiziko-kimike dhe 155 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 47 pika matëse në Qytetin e Shkupit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR