Uji në Shkup është i sigurt për pije
- Uji në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht i testuar, kumtoi sot Ndërrmarrrja Publike "Ujësjellës dhe Kanalizim" - Shkup.
- Post By Fami Bajrami
- 10:28, 25 nëntor, 2024

Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) - Uji në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht i testuar, kumtoi sot Ndërrmarrrja Publike "Ujësjellës dhe Kanalizim" - Shkup.
Sipas raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm marrë nga analizat e kryera në Sektorin për kontroll sanitar nga data 18 nëntor deri më 22 nëntor të vitit 2024, të gjitha mostrat e analizuara korrespondojnë me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit për pije.
Për analizë janë marrë 200 mostra fiziko-kimike dhe 200 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 44 pika matëse në Qytetin e Shkupit. rq/sa/
Foto: arkivi i MIA-s