Uji në Shkup është i sigurt për pije
- – Uji për pije në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet nga analizat e bëra mikrobiologjike fizike-kimike nga 44 vende matëse në qytet.
- Post By Fitore Curri
- 11:52, 3 mars, 2025

Shkup, 3 mars 2025 (MIA) – Uji për pije në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet nga analizat e bëra mikrobiologjike fizike-kimike nga 44 vende matëse në qytet.
“Sektori për Kontroll Sanitar në periudhën prej 24 deri 28 shkurt 2025 mori 194 mostra për analiza fizike-kimike dhe 194 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 44 vende matëse në Qytetin e Shkupit. Në bazë të rezultateve të mara nga analizat, të gjitha mostrat korrespondojnë me Rregulloren për kërkesë për siguri dhe cilësi të ujit për pije”, informojnë sot nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” Shkup.
Këto informacione Ndërmarrja Publike i publikon në kuadër të raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit për pije, të marrë nga analizat e zbatuara në Sektorin për Kontroll Sanitar. fc/
Fotografia: NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” Shkup