Uji në Shkup është i sigurt për pije
- Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë rezultatet e analizave nga 187 mostra të mara nga 43 pika matëse në qytet.
- Post By Fami Bajrami
- 10:20, 18 mars, 2024
Shkup, 18 mars 2024 (MIA) - Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë rezultatet e analizave nga 187 mostra të mara nga 43 pika matëse në qytet.
"Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 11 deri më 15 mars 2024 ka marrë 187 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 187 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga gjithsej 43 pika matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve që kanë dalë nga analizat, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm", thuhet në kumtesën e NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.
Ndërmarrja publike, siç thuhet nga atje, me qëllim të informimit sa më të mirë për qytetarët e Qytetit të Shkupit, këto të dhëna i publikon në raportin javor mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm që dalin nga analizat në Sektorin për kontroll sanitar.
Foto: arkivi i MIA-s