• e diel, 01 shtator 2024

Uji në Shkup është i sigurt për pije dhe me cilësi të mirë

Uji në Shkup është i sigurt për pije dhe me cilësi të mirë

Shkup, 6 mars 2023 (MIA) - Uji në Shkup është i sigurt për pije dhe me cilësi të mirë, ka treguar raporti javor i laboratorit.

Nga NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” në Shkup sot paradite e publikuan raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e bëra në Sektorin për kontroll sanitar, i cili në fakt është laboratori i parë në vend që akrediton punën e tij sipas standardit ISO17025:2018, theksohet në kumtesën e ndërmarrjes.

"Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 27 shkurti deri më 3 mars ka marrë 183 mostra për fiziko-kimike dhe 183 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 39 pika matëse në qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga analizat, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm", thuhet në kumtesën. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR