• e diel, 28 korrik 2024

Uji në Shkup është cilësor dhe i sigurt për t'u pirë

Uji në Shkup është cilësor dhe i sigurt për t'u pirë

Shkup, 30 tetor 2023 (MIA) - Uji në Shkup është cilësor dhe i sigurt për t'u pirë, tregojnë rezultatet nga analizat të cilat i ka kryer NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup. 

"Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 24.10.2023 deri më 27.10.2023 ka marrë 159 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 159 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 44 vende matëse në qytetin e Shkupit. Në bazë të rezultateve të mara nga hetimet, të gjitha mostrat korrespondojnë me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit për pije (Gazeta zyrtare e RM-së, numër .183/18)", thuhet në kumtesën nga "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR