• e hënë, 23 dhjetor 2024

Uji në digën e Likovës ngadalë po pastrohet

Uji në digën e Likovës ngadalë po pastrohet

Kumanovë, 22 maj 2024 (MIA) - Diga e Likovës ngadalë po stabilizohet, pas të reshurave të djeshme të breshërit dhe të shiut, kumtuan sot nga Ekonomia e ujërave "Fusha e Kumanovës dhe Likovës". 

"Gjatë ditës së djeshme, në orët e pasditës, erdhi deri te turbullimi i ujit në digën e Likovës, si dhe përmbytje të tunelit nga diga e Likovës deri te 'nyjet' në vendin e quajtur 'Kalishnjak'. Në ujësjellësin e drejtpëdrejtë që çon deri te stacioni filtrues  të NP Ujësjellësi Kumanovë, ka ardhur ujë i turbulluar", informoi Ekonomia e ujërave e Kumanovës.

Prej aty kumtojnë se gjatë ditës së djeshme deri te "Ujësjellësi" Kumanovë ka arritur ujë me pak turbullira mbi të lejuarën. Diga e Likovës tanimë është stabilizuar, me çka pritet që në orët e mbrëmjes "Ujësjellësi" Kumanovë të marrë ujë me turbullira brenda kufijve të së lejuarës. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR