• e martë, 15 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Uji i pijshëm në Shkup i sigurt për t'u pirë

Uji i pijshëm në Shkup i sigurt për t'u pirë

Shkup, 7 prill 2025 (MIA) - Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet nga hulumtimet e kryera fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga 47 vende matëse në qytet.

"Sektori për kontroll sanitar prej 1 deri 4 prill mori 166 mostra për hulumtim fiziko-kimik dhe 166 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 47 vende matëse në Qytetin e Shkupit. Në pajtim me rezultatet e marra nga hulumtimet, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm", informojnë sot nga NP Ujësjellësi dhe kanalizimi.

Këto informata Ndërmarrja publike i publikon në kuadër të raportit javor për cilësi dhe siguri të ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e kryera në Sektorin për kotnroll sanitar. ab/

Fotо: NP Ujësjellësi dhe kanalizimi

QËNDRONI TË LIDHUR