• e hënë, 23 dhjetor 2024

Uji i pijshëm në Shkup i sigurt dhe cilësor

Uji i pijshëm në Shkup i sigurt dhe cilësor

Shkup, 22 maj 2023 (MIA) - Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt dhe cilësor, tregon raporti i fundit javor laboratorik i NP Ujësjellësi dhe kanalizimi.

Kontrollet janë bërë nga Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 15.05.2023 deri 19.05.2023 në 187 ekzemplarë për analiza fiziko-kimike dhe 187 ekzemplarë për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm prej 43 vendeve të matjes në Qytetin e Shkupit. 

"Në pajtim me rezultatet e marra të analizave, të gjithë ekzemplarët i përgjigjen Rregullores për kërkes për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm", potencon NP Ujësjellësi dhe kanalizimi.

QËNDRONI TË LIDHUR