Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt për pije
- Uji në Shkup është i sigurt për pije, njoftoi sot Ndërmarrja publike "Ujësjellës dhe kanalizim" - Shkup.
- Post By Melahat Baftija
- 10:00, 5 shkurt, 2024
![Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt për pije](https://mia.mk/images/20240205100049_big_730x400_14.webp )
Shkup, 5 shkurt 2024 (MIA) - Uji në Shkup është i sigurt për pije, njoftoi sot Ndërmarrja publike "Ujësjellës dhe kanalizim" - Shkup.
Sipas raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm të marrë nga analizat e kryera në Departamentin e kontrollit sanitar, i bërë nga data 29 janar deri më 2 shkurt të vitit 2024, të gjitha mostrat e analizuara i përgjigjen Rregullores për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.
Për analizë janë marrë 184 mostra për analiza mikrobiologjike, fiziko-kimike dhe 184 mostra të ujit të pijshëm nga 40 pika matëse në Qytetin e Shkupit. mb/
NP: "Ujësjellës dhe kanalizim" - Shkup