Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt dhe cilësor
- Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt dhe cilësor, thuhet në raportin e fundit javor laboratorik të NP Ujësjellës dhe Kanalizim.
- Post By Sara Ademi
- 10:15, 11 shtator, 2023

Shkup, 11 shtator 2023 (MIA) - Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt dhe cilësor, thuhet në raportin e fundit javor laboratorik të NP Ujësjellës dhe Kanalizim.
Analizat janë kryer nga Sektori i Kontrollit Sanitar nga data 04.09.2023 deri më 07.09.2023 në 154 mostra. Është bërë analiza fiziko-kimike dhe mikrobiologjike e ujit të pijshëm nga 46 pika matëse në qytetin e Shkupit dhe sipas rezultateve të marra, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm. sa/