• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Uji i furnizuar nga ujësjellësi publik vitin e kaluar për 0,9 për qind, amvisëritë kanë harxhuar 68,9 për qind

Uji i furnizuar nga ujësjellësi publik vitin e kaluar për 0,9 për qind, amvisëritë kanë harxhuar 68,9 për qind

Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në vitin 2023 në ujësjellësin publik janë përfshirë dhe janë distribuar 293.191 mijë m3 ujë, që është për 2,3 për qind më pak krahasuar me vitin 2022. Nga sasia totale e ujit, shumica e ujit është nga ujërat e burimit, 63,4 për qind, dhe më pak nga liqenet 1,0 për qind.

Sipas Entit shtetëror për statistikë, sasia totale e ujit të furnizuar nga ujësjellësi publik në vitin 2023 është për 0,9 për qind më pak krahasuar me vitin paraprak. Sipas strukturës së konsumit të ujit, konsumatorët më të mëdhenj ishin ekonomitë familjare, të cilat konsumuan 68,9 për qind të ujit të përgjithshëm të furnizuar nga ujësjellësi publik.

Sasia totale e ujërave të zeza në vitin 2023 është për 0,4 për qind më e ulët krahasuar me vitin 2022.

Nga sasia totale e ujërave të zeza të shkarkuara në vitin 2023, 72,2 për qind ishin të papastruara dhe 27,8 për qind ujëra të zeza të pastruara. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR