UEFA e suspendoi gjyqtarin e angazhuar në VAR, i cili rekomandoi të referohet penallti në ndeshjen PSZh-Njukasëll
- Gjyqtari, i cili ishte i angazhuar në VAR në ndeshjen e djeshme mes PSZh-së dhe Njukasëll, u suspendua.
- Post By Besnik Shuki
- 13:37, 29 nëntor, 2023

Nion, 29 nëntor 2023 (MIA) - Gjyqtari, i cili ishte i angazhuar në VAR në ndeshjen e djeshme mes PSZh-së dhe Njukasëll, u suspendua.
Asociacioni evropian i futbollit (UEFA) e suspendoi VAR gjyqtarin Tomash Kvjatkovski për ndeshjen sotme në Ligën e kampionëve mes Real Sosiedadit dhe Salsburgut.
Kvjatkovski mbrëmë i rekomandoi gjyqtarit kryesor në ndeshjen PSZh-Njukasëll (1:1), Shimon Marçinijak të referojë penalti në kohën shtesë në favor të parisienëve, për shkak të luajtjes me dorë në zonën e penalltisë.
Kilian Mbape nga penalltia e barazoi rezultatin në minutën e tetë shtesë. bsh/
Foto: EPA