• e hënë, 23 dhjetor 2024

UEFA e dënoi "Shkupin" me 42.000 euro, klubi përgjegjësinë ia hodhi një pjese të tifozëve

UEFA e dënoi

Shkup, 3 gusht 2023 (MIA) - Përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut në Ligën e Konferencës "Shkupi" njoftoi sot se është dënuar nga UEFA me 42.000 euro për shkak të incidenteve të tifozëve në lidhje me ndeshjen e javës së kaluar në Shkup kundër ekipit bullgar "Levski", duke ia hedhur fajin për këtë një pjese të tifozëve të tij. 

Përmes një kumtesë të publikuar në sajtin e tyre zyrtar ata përkujtuan se kjo nuk është hera e parë që klubi të paguajë gjoba të larta në të holla, Shkupi paralajmëroi luftë vendimtare kundër të gjithë atyre të cilët prezantohen si "mbështetës të klubit, ndërsa në fakt janë armiq të tij". 

"Për klubin e Shkupit kemi luftuar deri më sot dhe tani e tutje do të luftojmë edhe më shumë. Jemi të sigurt se me ne do jenë edhe tifozët e Shkupit që logjikojnë dhe që vërtetë e duan këtë klub. Lusim institucionet tona kompetente të hetojnë këto ngjarje. Nga dita e nesërme do të ngremë padi penale në prokurori dhe polici, për të hetuar këto çështje sepse nuk është gjë tjetër veçse tradhti", thonë nga Shkupi. 

Njoftimi vjen pak para ndeshjes kthyese të sotme kundër Levskit në Sofje në kuadër të xhiros së dytë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës. 

Në ndeshjen e parë në Shkup në të cilën Levski fitoi me rezultat 2-0 udhëtuan rreth 900 tifozë bullgarë të cilët për shkak të incidenteve në tribunat në Arenën Kombëtare "Todor Proeski" në Shkup, gjithashtu, i shkaktuan klubit të tyre dëm pasi UEFA e dënoi këtë klub me 40.000 euro. fc/

Fotografia: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR