• e hënë, 23 dhjetor 2024

Udhëheqësia e Realit nuk dëshiron që Ramos të kthehet në klub

Udhëheqësia e Realit nuk dëshiron që Ramos të kthehet në klub

Madrid, 14 nëntor 2024 (MIA) - Udhëheqësia e Realit të Madridit i kundërshtohet kthimit të mbrojtësit Serhio Ramos në klub, njofton "El Chiringuito".

Edhe krahas deklaratës së spanjollit 38-vjeçar për dëshirën e tij që të kthehet në ekip për shkak të lëndimit të rëndë të Eder Militaos, kryetari i klubit Florentino Peres dhe drejtori ekzekutiv Hoze Anhel Sançez i kundërshtohet kthimit të futbollistit.

Në listën e futbollistëve të lënduar të "Klubit mbretëror" janë mbrojtësit Daniel Karvahal, David Alaba dhe Lukas Vaskez. Po ashtu, në ndeshjen e xhiros së 13 të La Ligas me Osasunën (4:0), Eder Militao i ka këputur ligamentet e kryqëzuara në gju.

Ramos është lojtar i lirë nga vera e kaluar, pasi i skadoi kontrata me Seviljën. Ai ka luajtur për Realin e Madridit nga viti 2005 deri në vitin 2021. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR