Udhëheqësia e PDE në takim më ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani
- Kryetari Arjanit Hoxha i shoqëruar nga nënkryetari Bastri Bajrami dhe sekretari i përgjithshëm Altrim Mamuti realizuan takim me ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani.
- Post By Fitore Curri
- 19:33, 17 janar, 2024

Shkup, 17 janar 2024
Kryetari Arjanit Hoxha i shoqëruar nga nënkryetari Bastri Bajrami dhe sekretari i përgjithshëm Altrim Mamuti realizuan takim me ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani.
Në takim u bisedua për rrugëtimin e përbashkët të dy vendeve tona drejt Bashkimit Evropian dhe sfidat që na presin në këtë rrugëtim.
Kryetari Hoxha informoi ministrin Hasani për pozicionimin e Partisë Demokratike Evropiane duke riafirmuar qendrimin se është më se e nevojshme rigrupimi i gjithë forcave pro evropiane në vend për të garantuar rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.
Të dyja palët u dakorduan për të vazhduar komunikimin në drejtim të realizimit të interesave të përbashkëta.
Partia Demokratike Evropiane
—————————————————————————————————————————
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.