• e shtunë, 23 nëntor 2024

Uashington post: Bajdeni ka shfuqizuar ndalesën për përdorimin e armëve amerikane nga brigada ukrainase Azov

Uashington post: Bajdeni ka shfuqizuar ndalesën për përdorimin e armëve amerikane nga brigada ukrainase Azov

Uashington, 11 qershor 2024 (MIA) - Administrata e presidentit Xho Bajden do ta heqë ndalesën e përdorimit kontrovers të armëve amerikane ndaj një njësie ushtarake ukrainase, publikoi "Uashington post", duke cituar një përfaqësues të Departamentit të shtetit.

Departamenti i shtetit ka hequr ndalesën dhjetëvjeçare për grupin Azov për të përdorur trajnime dhe armë amerikane pasi një analizë nuk gjeti provat e shkeljes së të drejtave të njeriut nga njësia, publikoi gazeta.

Akti Lihi ndalon dhënien e ndihmës ushtarake amerikane për njësitë ushtarake të huaja që zbulohet se kanë kryer shkeljen e të drejtave të njeriut. Grupi Azov i cili ka rrënjë të ekstremit të djathtë dhe ultranacionalist, është pjesë e Gardës kombëtare të Ukrainës dhe rrjedh nga një batalion i formuar në vitin 2014 për të luftuar separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore. Brigada vlerësohet në Ukrainë si një mbrojtës i vendit kundër pushtimit rus, ndërsa në veçanti të qytetit jugor të Mariupolit, por në Federatën ruse ai trajtohet si një organizatë terroriste dhe aktivitetet e tij janë të ndaluara. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR