U shënua Dita e shëndetit mendor: Mos u "djeg"
- Në sheshin "Maqedoni" në Shkup sot u shënua Dita botërore e shëdnetit mendor. Ngjarja ishte në organizim të Klinikës universitare për psikiatri, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e shëdnetit mendor. Siç u tha, në shtetin tonë ka rritje të personave me shëndet mendor të çrregulluar, ndërkaq u paralajmëruan edhe një sërë aktivitetesh me qëllim që të ngritet vetëdija për këtë temë.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:03, 10 tetor, 2024
Shkup, 10 tetor 2024 (MIA) - Në sheshin "Maqedoni" në Shkup sot u shënua Dita botërore e shëdnetit mendor. Ngjarja ishte në organizim të Klinikës universitare për psikiatri, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e shëdnetit mendor. Siç u tha, në shtetin tonë ka rritje të personave me shëndet mendor të çrregulluar, ndërkaq u paralajmëruan edhe një sërë aktivitetesh me qëllim që të ngritet vetëdija për këtë temë.
Drejtoresha e Klinikës për psikiatri, Sllavica Arsova, në deklaratë për mediumet, tha se për shëdnetin mendor duhet të flitet haptazi, dhe jo prapa dyerve të mbyllura. Prandaj, ata sot vendosën të flasin për shëndetin mendor në shesh.
Ajo nënvizoi se shëndeti mendor nuk është luks, por nevojë dhe e drejtë e secilit individ. Sa fizikisht, njeriut duhet të jetë edhe mentalisht i shëndoshë. Arsova sqaroi se shëndet mendor do të thotë jo vetëm mungesë e ndonjë sëmundjeje, por të ndjehesh i gëzueshëm, i lumtur, mirë. Këtë vit, tema është e lidhur me shëndetin mendor dhe vendin e punës, ku gjatë javës së punës, njerëzit më së shumti e kalojnë kohën e tyre.
"Ekziston sindromi i djegies, mu këtë e flasim sot - 'të mos lejojmë të digjemi'", nënvizoi Arsova.
Drejtoresha tha se janë tubuar që të ngritet vetëdija publike rreth asaj se sa me rëndësi është kushtet në punë, nën të cilat punojmë, të jenë të mira, raportet ndërnjerëzore të jenë mbështetëse, të punohet në mënyrë ekipore, dhe kjo nënkupton kolegët të ndihmohen mes veti. Më të rinjve, më të moshuarve, siç theksoi ajo, pa marrë parasysh. Sepse, njerëz të shëndoshë - shoqëri e shëndoshë. Dhe anasjelltas, njerëz të sëmurë - shoqëri e sëmurë.
Në pyetjen e gazetarëve, ajo u përgjigj se me vite prapa shënohet rritje e njerëzve me shëndet të çrregulluar mendor.
Në ngjarje mori pjesë edhe minsitri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili paralajmëroi disa aktivitete në programin e Ministrisë për vitin e ardhshëm, që do të koordinohen me Klinikën e psikiatrisë.
Ai theksoi se tashmë ka investime në Klinikën e psikiatrisë, është punaur për fasadën e re, çatinë, dyert, dritaret, rregullimin e brendshëm, metodat diagnostike, me çka do të mundësohet që kjo klinikë, "që është institucion terciar dhe më kompetent në vend për shëndetin mendor", t'u ofrojë pacientëve shërbime gjithnjë e më të mira. ab/
Foto dhe video: МIА