• e diel, 22 dhjetor 2024

U prezantua Strategjia nacionale për shëndet mendor të të rinjve dhe këshillimorja e re për të rinj

U prezantua Strategjia nacionale për shëndet mendor të të rinjve dhe këshillimorja e re për të rinj

Shkup, 25 janar 2024 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot mori pjesë në panairin e shërbimeve "Mënyra drejt shëndetit të mirë mendor" në organizim të Këshillit rinor nacional të Maqedonisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Në ngjarje u prezantua Strategjia nacionale për shëndet mendor të të rinjve dhe këshillimorja e re për të rinj të cilën duhet ta implementojë Ministria si hap të parë nga plani i aksionit që doli nga strategjia.

Siç informoi MPPS, shërbime të planifikuara të cilat duhet të jepen në këshillimore janë: shërbime këshilldhënëse, ndihmë dhe mbështetje psikosociale,terapi okupimi dhe ndërtim të shkathtësive dhe mentorim. Këshillimorja do të jetë në kaudër të Entit publik për kujdes të fëmijëve me probleme edukativo-sociale dhe sjellje të çrregulluar "25 Maji".

Ministrja Trençevska në paraqitjen e saj e ceki besimin e vet ndaj të rinjve në frymën e tyre progresive dhe mënyrën e të menduarit. Ajo theksoi se Qeveria deri më tani ka punuar së bashku me të rinjtë, ishte pjesë e nismave të tyre dhe e tëra me një qëllim - mundësi më të mira dhe perspektiva më të mëdha në shtetin tonë. ab/

Foto: МPPS

QËNDRONI TË LIDHUR