• e diel, 22 dhjetor 2024

U hap parku i parë privat me erë "Bogosllovec"

U hap parku i parë privat me erë

Sveti Nikole, 5 qershor 2024 (MIA) - Ambasadori i BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dejvid Gir, zëvendës-ambasadori i Gjermanisë, Oto Graf dhe përfaqësues të Green for Growth Fund (GGF) në atarin e fshatit të Sveti Nikoles Bogosllovec, sot solemnisht e hapën parkun e parë privat me erë "Bogosllovec". projekti është me vlerë prej 61 milionë eurove, i zhvilluar nga THOR Impex, dhe është parku i parë privat me erë në vend dhe mund të lavdërohet me kapacitet prej 36 MW, i aftë të furnizojë me energji elektrike mbi 20.000 amvisëri në vit.

Ambasadori i BE-së, Gir theksoi se shpreson që investimi i këtillë i parë në park me erë do të jetë hyrje në shumë investime të tjera në energji të pastër dhe në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Vërejti se vendi ka mundësi për shfrytëzim të energjisë nga era, dielli dhe uji.

Zëvendës-ambasadori i Gjermanisë, Oto Graf theksoi se parku me erë "Bogosllovec" paraqet hap të rëndësishëm drejt vendosjes së burimeve ripërtëritëse të energjisë si pjesë e rëndësishme e furnizimit me energji elektrike në shtet.

Mihajllo Mihajllovski nga THOR Impex, kompani pronare e parkut me rë "Bogosllovec", shtoi se tashmë kanë vizion për investim në projekt të ri dhe shpreson se për një vit e gjysmë solemnisht do të hapet edhe parku i dytë me erë "Bogosllovec 2".

Ky projekt e paraqet frymën sipërmarrëse dhe inovative që të gjithë ne duhet ta kemi në vitet e ardhshme në mënyrë që t'i përmbushim qëllimet ambicioze që i ka shteti për sektorin e vet energjetik, theksuan në fjalimet e veta përfaqësuesit e Green for Growth Fund.

Parku me erë Bogosllovec u mbështet nga Erst Grup, Banka komerciale, NLB Banka, Shparkase banka me financa në shumë të përgjithshme prej 41 milionë eurove dhe OeEB, banka zhvillimore e Republikës së Austrisë të cilët në financimin e këtij projekti marrin pjesë me 10 milionë euro.

Parku me erë "Bogosllovec" duhet dukshëm ta përmirësojë kapacitetin për energji ripërtëritëse të maqedonisë së Veriut, duke u harmonizuar me qëllimin e vendit për ta rritur energjinë ripërtëritëse për 50% deri në vitin 2030. Parku me erë "Bogosllovec", projekt me vlerë të përgjithshme prej 61 milionë eurove, është ndërtuar 80 kilometra në juglindje të Shkupit, në afërsi të fshatit Bogosllovec. Ndërtimi filloi në vitin 2021 dhe në periudhën e kaluar "Siemens Gamesa" instaloi tetë turbina me erë në lokacion. Të mbushura nga rotorë me diametër prej 145 metrave me lartësi të shtyllës prek 102,5 metrave, këtio turbina do të kenë kapacitet të prëgjithsh[m prej 36 MW. ab/

Фото/видео: МИА

QËNDRONI TË LIDHUR