• e hënë, 23 dhjetor 2024

Turqia negocion për lirimin e pengjeve që mban Hamasi

Turqia negocion për lirimin e pengjeve që mban Hamasi

Ankara, 12 tetor 2023 (MIA) - Turqia e cila gjatë historisë ka pasur kontakte me Hamasin po zhvillon negociata për lirimin e civilëve të mbajtur nga organizata militante palestineze, deklaroi një zyrtarë i lartë turk. 

Zyrtari turk theksoi se presidenti Rexhep Taip Erdogan ka urdhëruar të fillojnë negociatat, pasi këtë javë kontaktoi me autoritetet e vendeve në rajon dhe i ofroi Turqisë të ndërmjetësonte në konfliktin izraelito-palestinez, raportojnë mediat britanike.

"Turqia zhvillon bisedimet për civilët të cilët po i mban Hamasi. Pas urdhrit të presidentit Erdogan, institucionet përkatëse po angazhohen në proces", tha një zyrtar anonim turk pa dhënë detaje të tjera. 

Pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit gjatë fundjavës, Ankaraja zyrtare ka ngritur iniciativë diplomatike për ndërmjetësimin në konflikt. 

Politikanët turk, përfshirë edhe Erdoganin më herët janë takuar me anëtarët e Hamasit, por nuk ka raportime për kontakte në Ankara me organizatën palestineze që nga shpërthimi i konfliktit të fundit. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR