• e premte, 22 nëntor 2024

Turqia e bllokoi bashkëpunimin mes NATO-s dhe Izraelit për shkak të luftës në Gazë

Turqia e bllokoi bashkëpunimin mes NATO-s dhe Izraelit për shkak të luftës në Gazë

Ankara, 1 gusht 2024 (MIA) - Në tetor Turqia e bllokoi bashkëpunimin mes NATO-s dhe Izraelit për shkak të luftës në Gazë, duke argumentuar se Aleanca nuk duhet të punojë me Izraelin si partner derisa të përfundojë konflikti, thonë burimet lidhur me këtë çështje.

Izraeli ka statusin e partnerit të NATO-s dhe mban marrëdhënie të ngushta me aleancën ushtarake dhe disa nga anëtarët e saj, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Turqia, gjithashtu, kritikoi shumë aleatë perëndimorë për mbështetjen e tyre për Izraelin.

Një burim i cili dëshiron të mbetet anonim thekson se Turqia ka vënë veton ndaj të gjitha angazhimeve të NATO-s me Izraelin që nga tetori, duke përfshirë takimet dhe stërvitjet e përbashkëta, pasi e konsideron masakrën e Izraelit ndaj palestinezëve në Gazë si shkelje të parimeve thelbësore të NATO-s.

Më herët këtë javë, ministri izraelit i Punëve të Jashtme i bëri thirrje aleancës ta dëbojë Turqinë pasi Erdogani kërcënoi se do të hyjë në Izrael, ashtu siç ka bërë në të kaluarën në Libi dhe Nagorno-Karabah. qa/ 

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR