• e premte, 05 dhjetor 2025

Turk: Ekziston mundësia që masakra dhe vuajtjet në Gaza të përfudojnë përgjithmonë

Turk: Ekziston mundësia që masakra dhe vuajtjet në Gaza të përfudojnë përgjithmonë

Gjenevë, 4 tetor 2025 (MIA) - Komisari i lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, deklaroi sot se plani i paqes i presidentit amerikan, Donald Tramp për Gazën është "një mundësi kyçe për t'i dhënë fund masakrës dhe vuajtjeve në këtë territor palestinez njëherë e përgjithmonë".

Turk shpreson që momenti për t'i dhënë fund luftës në Gaza "do të hapë rrugën për një ndërprerje të qëndrueshme të armiqësive, të ndjekur nga rimëkëmbja dhe rindërtimi, në përputhje me të drejtat ndërkombëtare të njeriut dhe të drejtën humanitare dhe për zgjidhjen shumë të nevojshme me dy shtete", njoftoi zyra e tij në Platformën X.

"Kjo është një mundësi kyçe për të gjitha palët dhe shtetet me ndikim që të veprojnë me mirëbesim dhe njëherë e përgjithmonë për t'i dhënë fund masakrës dhe vuajtjeve në Gaza, për të përmbytur Rripin e Gazës me ndihmë humanitare dhe për të siguruar lirimin e pengjeve dhe shumë të burgosurve palestinezë", shtohet në komunikatë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR