• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tuntev jep dorëheqje nga posti i drejtorit në AAC, kthehet në TAV Maqedoni

Tuntev jep dorëheqje nga posti i drejtorit në AAC, kthehet në TAV Maqedoni

Shkup, 1 qershor 2024 (MIA) - Drejtori i Agjencisë së aviacionit civil (AAC) Tomislav Tuntev ka dhënë dorëheqje nga posti për shkaqe personale, ndërsa Këshilli drejtues i AAC-së tashmë e ka konstatuar dorëheqjen e tij dhe ka marrë vendim për shkarkimin nga pozicioni si drejtor.

Dorëheqjen, siç informon e ka dorëzuar më 27 maj, ndërsa Këshilli drejtues i AAC-së e ka konfirmuar në mbledhjen e 30 majit.

Tuntev ka qenë drejtor i AAC-së që nga viti 2019, ndërsa tani kthehet në punë në TAV Maqedoni, ku më parë ka qenë në marrëdhënie pune.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR