• e mërkurë, 11 shkurt 2026

Tuheli mund të marrë drejtimin e Njukasëll pas Kupës së Botës

Tuheli mund të marrë drejtimin e Njukasëll pas Kupës së Botës

 Londër, 10 shkurt 2026 (MIA) - Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit të Anglisë, Tomas Tuhel, mund të marrë drejtimin e Njukasëll pasi të skadojë marrëveshja e tij me ekipin kombëtar, raportoi "TEAMtalk".

 Marrëveshja e ekspertit 52-vjeçar të futbollit është e vlefshme deri në fund të Kupës së Botës të vitit 2026.

Menaxheri i tanishëm i Njukasëll, Edi Hau, me siguri do të largohet në fund të sezonit.  Kjo ka të bëjë me pakënaqësisë e tifozëve nga rezultatet momentale të ekipit. Njukasëll  renditet i 12-ti në Premier Ligë. Vetë Hau paraprakisht ka deklaruar se do të largohet nëse ndjen se nuk është në gjendje ta çojë klubin në nivel më të lartë. 

 Tuheli e ka fituar dy herë Ligën 1 me PSZh-në, një herë Ligën e Kampionëve me Çellzin dhe Bundesligën me Bajern Mynih. Paraprakisht ai ka drejtuar Borusinë Dortmundin.

 Kupa e Botës të vitit 2026 do të mbahet nga 11 qershori deri më 19 korrik në 16 qytete në të gjithë ShBA-në, Kanadanë dhe Meksikën.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR