• e enjte, 10 tetor 2024

Tuhel dëshiron t'i bashkohet Mançester Junajtedit, por ka një kusht

Tuhel dëshiron t'i bashkohet Mançester Junajtedit, por ka një kusht

Mançester, 9 tetor 2024 (MIA) - Erik Ten Hag i ka mbijetuar takimit të krizës të bordit të Mançester Junajted, por presioni ndaj tij po rritet me kalimin e kohës dhe ai pritet të shkarkohet së shpejti, nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli në ndërkohë.

Mediat spanjolle shkruajnë se gjermani Tomas Tuhel është kandidati kryesor për drejtimin e gjigantit nga "Old Traford", por tashmë ai ka vendosur një kusht të madh për drejtimin e “djajve të kuq”.

Tuhet me gjasa është gati të marrë përsipër “djajtë”, por vetëm nëse ia sigurojnë shërbimet e Ronald Arauho nga Barcelona, ​​shkruajnë mediat në Angli.

Arauho duhet të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën, e cila këmbëngul se së shpejti do të fillojnë bisedimet me mbrojtësin, ndërsa Junajted ndërkohë do të përpiqet ta angazhojë, por për këtë do t'u duhen së paku 70 milionë euro

Mançester Junajted aktualisht ndodhet në vendin e 14-të në ligë me vetëm tetë pikë të fituara pas shtatë ndeshjeve të luajtura. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR