• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tryezë e rrumbullakët - zgjidhje drejt pavarësisë dhe qëndrueshmërisë së MIA-s

Tryezë e rrumbullakët - zgjidhje drejt pavarësisë dhe qëndrueshmërisë së MIA-s

Veles, 1 prill 2023 (MIA) - Tryezë e rrumbullakët për zgjidhje për avancim të pavarësisë dhe qëndruehsmërisë së MIA-s po mbahet gjatë tre ditëve të kaluara në Veles, me pjesëmarrje të ekspertëve vendorë dhe të huaj dhe përfaqësues të institucioneve relevante, prej ku do të dalin rekomandime për pozicionim më të mirë të Agjencisë në hapësirën mediale dhe garantimin e stabilitetit dhe pavarësisë së saj financiare.

Tryeza e rrumbullakët mbahet në organizim dhe me mbështetje të Misionit të OSBE-së në Shkup, me tëp cilën MIA kohë më parë nënshkroi Memorandum për bashkëpunim.

Zëvendësshefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Xhef Golldstajn përkujtoi se edhe menaxhmenti i MIA-s, komuniteti medial dhe Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit kohë më parë u deklaruan se ka nevojë për rregullativë të posaçme ligjore për MIA-n.

"Edhe Shoqata e gazetarëve, por edhe vetë kryesia e MIA-s dakordohen me KSHPK-në se korniza ligjvënëse e MIA-s duhet të reformohet me qëllim që të përmirësohet pavarësia dhe qëndrueshmëria e saj institucionale. Në atë drejtim janë edhe përpjekjet e Misionit", theksoi Golldstajn.

Ai potencoi se Misioni ka vendosur hollësisht t'i qaset problemit dhe të mbështesë analizë eksperte, por edhe diskutim mes komunitetit medial të ekspertëve dhe institucioneve relevante për gjetje të mënyrave dhe praktikave më të mira për rritje të stabilitetit, pavarësisë dhe qëndrueshmërisë së këtij subjekti kyç medial.

Ai shtoi se Misioni e organizon këtë ngjarje konsultative me qëlli që të bisedohet për sfidat aktuale dhe të debatohet për rekomandime drejt rrugës më të mirë përpara.

Qëllimi i këtij dokumenti, shtoi ai, është të jetë udhërrëfyes për të gjitha hapar e ardhshme lidhur me reformimin e MIA-s.

Drejtori i përgjithshëm i MIA-s, Dragan Antonovski në hapjen e diskutimit tha se është e detyrueshme që Agjencia shtetërore të ketë parashikueshmëri dhe qëndruehsmëri, ndërsa për momentin bazamenti i MIA-s është i tillë që shumë gjëra lidhur me funksionimin e saj janë të pathëna dhe të padefinuara.

Antonovski theksoi se puna thelbësore është MIA të trajtohet si medium, nevojitet ridefinim i pozitës së MIA-s dhe pavarësi institucionale dhe financiare...

Ai theksoi se gjatë viteve të kaluara janë bërë reforma në MIA, organizim i ri, është përpunuar sistematizimi i ri i vendeve të punës, në të cilin për herë të parë që nga ekzistimi i Agjencisë u bë ndarja e pozitave drejtor i përgjithshëm dhe kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës.

"Duhet të diferencphet se cila është puna redaktuese gauetareske, ndërsa sili është roli i menaxhmentit. Koncepti i ri i punës u tregua shumë më efikase edhe për nga kuantiteti edhe për nga cilësia dhe oferta e produkteve mediatike. përveç lajmeve përpunohen edhe tema dhe ngjarje hulumtuese dhe video dhe strime onljan dhe klipingje, një ofertë e gjerë mediatike. Shfrytëzuesit tanë të gjithë janë mediume relevante, të gjitha televizionet, portalet me ndikim, prodhojmë klipingje për misione të huaja, për ambasadat e huaja, i rritëm të ardhurat nga puna jonë, por kjo nuk mjafton për stabilitetin dhe funksionalitetin financiar", tha Antonovski.

Ai foli për mosvazhdimësinë në financimin e MIA-s, e cila për momentin po zhvillohet përmes Qeverisë, përkatësisht me mjete të transferuara përmes SHPPP drejt Agjencisë dhe theksoi se nevojitet me ligj të posaçëm të ridefinohet dhe stabilizohet mënyra e financimit të mediumit, MIA si medium të jetë i ndarë dhe institucion alisht i pavarur, financiarisht në kpornizë të definuar sipas shembullit të agjencive shtetërore rajonale, që do të kontribuojë për efikasitet dhe qëndrueshmëri më të madhe.

Ai sqaroi se MIA merr buxhet vjetor, me të cilin duhet të funksionojë, por përkujtoi se kohë më parë u përball me situatë që mjetet të pakësohen pa konsultim të menaxhmentit dhe me atë të bllokohet mundësia për realizim të asaj që është planifikuar të bëhet.

Në tryezën e rrumbullakët marrin pjesë përfaqësues të MIA-s, ekspertë vendorë dhe të huaj, përfaqësues të Misionit të OSBE-së, të Delegacionit të Komisionit evropian, përfaqësuesi i Kabinetit të kryeministrit, të Sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë, Ministria e Financave. Ministria e Drejtësisë, Komisioni ligjvënës-juridik pranë Kuvendit, KSHPK, SHGM, SPGPM, ASHAAM. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR