• e enjte, 04 dhjetor 2025

Trupi i pajetë i një 42-vjeçari nga Tetova është gjetur pranë fshatit Nerasht

Trupi i pajetë i një 42-vjeçari nga Tetova është gjetur pranë fshatit Nerasht

 Tetovë, 24 nëntor 2025 (MIA) - Policia e Tetovës informon se pasdite rreth orës 16 është gjetur trupi i pajetë i një i një 42-vjeçari nga Tetova, i cili është raportuar nga bashkëshortja se që nga dje në orën 18 ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte përgjigjur në telefon. Në komunikatën e  SPB të Tetovës thuhet se në xhamin e automjtetit ku është gjetur 42 vjeçari ka një vrimë plumbi dhe ekziston dyshimi fillestar se ai është qëlluar me armë zjarri.

 Rasti herët në mëngjes në orën 2 në SPB Tetovë e ka raportuar bashkëhsortja 33-vjeçare B.B. (33). Ajo raportoi se dje rreth orës 18 bashkëshorti i saj A.B. (42) ka dalë nga shtëpia me një makinë pasagjerësh Audi me targa të Tetovës dhe nuk është përgjigjur në telefon.

"Sot rreth orës 16:15 në fushat e fshatit Nerasht, nëpunësit e policisë nga Departamenti i Policisë së Tearcës kanë vënë re një automjet të parkuar "Audi Q5" me targa të Tetovës. Brenda automjetit është vërejtur një person mashkull, i cili nuk tregonte shenja jete. Në xhamin e shoferit kishte një vrimë nga një predhë e shkrepur dhe fytyra në pjesën e kokës ishte e mbuluar me gjak, me dyshime fillestare se personi ishte qëlluar me armë zjarri", bëri të ditur SPB Tetovë.

 Mjeku i urgjencës e shpalli personin të vdekur, dhe pas një inspektimi nga Prokurori Publik dhe një ekip inspektimi nga SPB të Tetovës, u konfirmua se bëhej fjalë për A.B. nga Tetova.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR