• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Trudo i premtoi Trampit kontroll më të rreptë të kufirit mes SHBA-së dhe Kanadasë

Trudo i premtoi Trampit kontroll më të rreptë të kufirit mes SHBA-së dhe Kanadasë

Otavë, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Kryeministri kanadez, Xhastin Trudo i premtoi presidentit të sapozgjehdur amerikan, Donald Tramp se Kanadaja do ta përforcojë kontrollin në kufirin e përbashkët, deklaroi sot ministri kanadez i Sigurisë Publike, Dominik Leblan.

Ai tha se politikanët kanë biseduar për masat e sigurisë shtesë që do t'i ndërmarrë Kanadaja.

"Do të tentojmë të furnizojmë, për shembull, dronë shtesë, helikopterë policorë shtesë, do tëzhvendpsim personel ... besojmë se kufiri është i sigurt", tha Leblan.

Ai theksoi se takimi ishte mjaft i përzemërt dhe se të dy vendet janë fuqishëm të lidhura ekonomikisht.

"Mendoj se është me rëndësi t'u tregojmë edhe kanadezëve edhe amerikanëve se ndërmorëm masa evidente në kufi", shtoi ai.

Trudo udhëtoi drejt Floridës të premten në mënyrë që të darkojë me Trampin, i cili paralajmëroi se do të vendosë dogana prej 25 për qind për mallrat kanadeze, përveç nëse Otava nuk bën gjithçka që mundet për t'i parandaluar emigrantët të hyjnë në SHBA dhe ta ulë kontrabandën me drogë nga Meksika përmes Kanadasë në Amerikë.

Duke pasur parasysh atë që Kanadaja eksporton 75 për qind të mallrave dhe shërbimeve në SHBA, doganat e reja do të ishin barrë e madhe për ekonominë e vendit. ab/

Fotо: Trudo në Х

QËNDRONI TË LIDHUR