Tripunovski: Opozita manipulon, Programi IPARD 3 nuk është i rrezikuar, aktivitetet po zhvillohen sipas planit
- Aktivitetet e Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural po zhvillohen sipas dinamikës së planifikuar, ndërsa aplikacionet IPARD janë në fazën e vlerësimit, theksoi sot ministri i Bujqësiës, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Cvetan Tripunovski në seancën kuvendore për pyetje deputetësh, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit Bojan Stojanovski.
- Post By Qefsere Abduli
- 14:36, 27 nëntor, 2025
Shkup, 27 nëntor 2025 (MIA) - Aktivitetet e Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural po zhvillohen sipas dinamikës së planifikuar, ndërsa aplikacionet IPARD janë në fazën e vlerësimit, theksoi sot ministri i Bujqësiës, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Cvetan Tripunovski në seancën kuvendore për pyetje deputetësh, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit Bojan Stojanovski.
Ministri theksoi se menjëherë pas informacionëve për keqpërdorime nga ana e drejtorit dhe personave të tjerë, u aktivizua Mekanizmi Kombëtar, pas së cilës koordinatori kombëtar ndërmorri masa për reagim të shpejtë dhe pezullimin e përkohshëm të punës së Agjencisë së Pagesave, me qëllim të përcaktimit të asaj që pikërisht ka ndodhur.
“Kjo nuk nënkupton bllokim të fondeve nga Brukseli, siç pretendonte opozita. Përpjekjet për të manipuluar opinionin se do të humbasim 130 milionë euro grante dhe se bujqit do të mbeten pa mbështetje janë të pavërteta”, theksoi Tripunovski, duke shtuar se reagimi i shtetit është vlerësuar pozitivisht pikërisht nga Brukseli.
Ministri deklaroi se lufta kundër korrupsionit dhe krimit duhet të jetë pa kompromis dhe pa përjashtime.
“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit nuk njeh kufij. Ne si Qeveri dhe si Ministri e kemi treguar këtë në praktikë. Pavarësisht nëse dikush ushtron funksion politik apo shtetëror, nëse ka shkelur Ligjin, duhet të përgjigjet. Dyshimet që ekzistojnë duhet të hetohen dhe të gjithë të përfshirët të mbajnë përgjegjësi”, theksoi Tripunovski.
Ai kujtoi se pushteti i mëparshëm, pavarësisht presioneve të opinionit, vërejtjeve dhe dokumenteve nga sinjalizuesit, nuk kishte vepruar sipas pretendimeve për krim serioz, veçanërisht në Ministrinë e Bujqësisë kur me të udhëhiqte ish ministri Nikolovski.
Në Programin IPARD 3 (2021-2027) buxheti i total është 128 milionë euro nga të cilat 97 milionë janë fonde evropiane, ndërsa 31 milionë euro janë bashkëfinancim kombëtar.
"Nga 453 kontrata të lidhura, 289 janë paguar tashmë, 111 përfitues nuk kanë dorëzuar kërkesa për pagesë, ndërsa 53 kontrata janë në fazën e pritjes. Bien poshtë akuzat e opozitës se mijëra kontrata do të mbeten pa fonde dhe se bujqësia do të kolapsojë", theksoi ministri.
Ai shtoi se opozita po mundohet që me të pavërteta të fitojë pikë politike. qa/
Foto: Printskrint