• e shtunë, 23 nëntor 2024

Tridhjetë ditë paraburgim për të dyshuarin e pestë për ndërhyrjen në M-NAV

Tridhjetë ditë paraburgim për të dyshuarin e pestë për ndërhyrjen në M-NAV

Shkup, 18 janar 2024 (MIA) - Këshilli Penal në Gjykatën Themelore Penale Shkup i ka caktuar paraburgim prej tridhjetë ditësh të dyshuarit të pestë për sulmin në objektin e kontrollit të trafikut ajror në aeroportin e Shkupit më 4 janar.

"Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, duke vepruar sipas ankesës së Prokurorisë Themelore Publike Shkup kundër aktvendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake me të cilin më 12.01.2024, L.K. për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka marrë pjesë në ngjarjet në M-NAV, i ka shqiptuar masën arrest shtëpiak dhe masën shtesë të kujdesit - konfiskim të dokumentit të udhëtimit dhe ndalim për lëshimin e të riut, ka marrë vendim me të cilin respektohet ankesa e prokurorit publik dhe të dyshuarit i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh", kumtuan sot pasdite nga Gjykata Penale.

Kundër këtij vendimi, siç theksohet nga Gjykata Themelore Penale Shkup, nuk lejohet e drejta e ankesës.

Ndërhyrja ka ndodhur më 4 janar menjëherë pas konferencës për shtyp të kryetarit të Sindikatës Profesionale të Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Aleksandar Tasevski, në të cilën ai informoi se kontrollorët e trafikut ajror dhe ndihmësit e tyre në M-NAV pritet të fillojnë të japin dorëheqje nga pozitat drejtuese, si mbështetje e aktiviteteve sindikaliste dhe reagimet për shpalljen e fundit për punësim në këtë institucion.

Prokuroria Publike ka hapur hetime ndaj tetë personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer vepër penale – Rrezikim të sigurisë së trafikut ajror.

Për ndërhyrjen në objektin e M-NAV-së dhe sulmin ndaj punëtorëve, Gjykata Penale ka caktuar masë kujdesi ndaj Bekim Nezirit, këshilltar i drejtorit të M-NAV-së dhe tre personave të tjerë, edhe pse Prokuroria Publike ka kërkuar masën e paraburgimit. Pas ankimimit të Prokurorisë, Këshilli Penal i ka riemëruar masat e kujdesit, në arrest shtëpie. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR