• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tribunë dhe tendë informative në kuadër të fushatës "Karvani rozë i tetorit - parandalimi është mbrojtja më e mirë"

Tribunë dhe tendë informative në kuadër të fushatës

Shkup, 26 tetor 2024 (MIA) – Në kuadër të fushatës kombëtare të Ministrisë së Shëndetësisë nën moton “Karvani rozë i tetorit – parandalimi është mbrojtja më e mirë” sot në “Shkupi Siti Moll” do të vendoset tendë informative dhe vizitorët do të kenë mundësi të informohen për aktivitetet vijuese për parandalim dhe mjekim të kancerit të gjirit. 

Sipas programit, sot në orën 13:00 do të mbahet tribunë qendrore në “Sinepleks”, “Shkupi Siti Moll”, ku folës do të jenë anëtarë të Komisionit Kombëtar për Kontroll të Kancerit të Gjirit. 

Fushata zbatohet me mbështetjen e OBSH-së, UNFPA-së, Qytetit të Shkupit, Shoqatës për Ndihmë dhe Mbështetje të Pacientëve me Sëmundje Gjinekologjike “Femina M”, Operës dhe Baletit Kombëtar, Fakultetit të Artit Muzikor – Shkup dhe kompanitë me përgjegjësi shoqërore “Shkupi Siti Moll” dhe “Sinepleks”. 

Ministria e Shëndetësisë në datën 16 të këtij muaji e filloi fushatën kombëtare nën moton “Karvani rozë i tetorit – parandalimi është mbrojtja më e mirë” me qëllim të ngritjes së vetëdijes për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR