• e diel, 15 shtator 2024

Tri automjete digjen afër Bit Pazarit

Tri automjete digjen afër Bit Pazarit

Shkup, 8 maj 2023 (MIA) - Tri automjete janë djegur në afërsi të qarkores afër Bit Pazarit. Policia kreu ekspertizë në mënyrë që të zbulohet se si shpërtheu zjarr i tek automjetet e parkuara (njëri me targa të Gostivarit, dy me targa të Shkupit), konfirmuan nga MPB për MIA-n.

Siç theksojnë nga MPB, zjarri është paraqitur rreth orës 3:00 të mëngjesit pas çka inteervenuan zjarrfikësit dhe e shuan zjarrin. Nga atje potencojnë se nuk ka persona të lënduar.

Më 08.05.2023 në orën 03:11 në SPB Shkup është paraqitur se në rr. "Cvetan Dimov" në Shkup ka shpërthyer zjarr në automjetet "opel" me targa të Shkupit, pronë e A.S. (41) nga Shkupi, "folksvagen golf" me targa të Gostivarit, pronë e O.S. (46) nga Gostivari, "pezho" me targa të Shkupit, pronë e A.M. (27) nga Shkupi dhe "audi" me targa të Shkupit, pronë e A.M. (26) nga Shkupi. Zjarri u shua nga ekipi i brigadës zjarrfikëse Shkup, ndërsa nuk ka persona të lënduar. ab/

Foto: TV21

QËNDRONI TË LIDHUR