• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trendafilov për MIA-n: E diela ditë jopune e ktheu dinjitetin e punëtorëve, kërkesat e Odës janë joserioze

Trendafilov për MIA-n: E diela ditë jopune e ktheu dinjitetin e punëtorëve, kërkesat e Odës janë joserioze

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Lidhja e Sindikatave rë Maqedonisë e kundërshton ashpër kërkesën e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut për rishikimin e Ligjit për e diel ditë jopune.

Në deklaratë për MIA-n, kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafilov përkujton se LSM-ja përmes protestave dhe grevave dhe përmes dialogut social me Organizatën e punëdhënësve të Maqedonisë së Veriut dhe Qeverinë vendosi të drejtën që e diela të jetë ditë jopune për më shumë se 80 për qind të punëtorëve, me të drejtë shtese në pagë për punëtorët që punojnë në përjashtimet kur procesi i punës nuk mund të ndërpritet.

"Sot, punëtorët në Maqedoni po përballen me presion të shtuar për ekzistencën e tyre për shkak të shpenzimeve të larta të jetesës dhe pagave të ulëta, si dhe kërkesave të shefave nga Oda Ekonomike për shkurtimin e të drejtave të punëtorëve, e veçanërisht shkurtimin e ditëve jopune. Theksojmë se dita e diel ditë jopune riktheu pak dinjitetin e punëtorëve, ndërsa përfaqësuesve nga Oda Ekonomike u themi se me qëndrimet e tilla dhe pagat e ulëta që u dhanë punëtorëve shkaktuan eksod të punëtorëve të kualifikuar nga Maqedonia. Në të njëjtën kohë, ju përkujtojmë se edhe e shtuna është ditë jopune për punëtorët në Maqedoni për shkak se ajo që është në Maqedoni java e punës, me rregull zgjat pesë ditë pune", thotë Trendafilov për MIA-n.

Nga LSM-ja pyesin se në çfarë cilësie paraqitet Oda Ekonomike me kërkesa kur partner sindikal në dialogun social është Organizata e punëdhënësve të Maqedonisë.

"Ne i kundërshtojmë ashpër kërkesat e tilla joserioze dhe nëse vazhdojnë me këtë qëndrim ndaj punëtorëve, në një kohë shumë të shkurtër nuk do të ketë punëtorë dhe vet shefat do të duhet të përveshin mëngët dhe të punojnë", thonë nga LSM-ja. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR