• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trendafilov: Argumentet për rritjen e pagave janë në anën tonë, presim të shqyrtohen seriozisht me KES-in

Trendafilov: Argumentet për rritjen e pagave janë në anën tonë, presim të shqyrtohen seriozisht me KES-in

Shkup, 10 tetor 2024 (MIA) - Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Sllobodan Trendafilov në një deklaratë për media theksoi se në seancën e sotme konstituive të Këshillit ekonomiko-social kanë theksuar pritjet dhe kërkesat kryesore nga Qeveria e re. Potencoi se gjatë seancës kanë dakorduar takime të shpeshta të seancave të Këshillit në fjalë në të cilin do të diskutohet për të gjitha çështjet e rëndësishme.

Siç potencon Trendafilovi, përfaqësuesve të Qeverisë u është thënë se punëtorët presin rritje të pagave me ritëm të përshpejtuar. Përderisa, përfaqësuesve të punëdhënësve nga sektori privat ju kanë bërë të ditur se nënshkrimi i Marrëveshjes së përgjithshme kolektive për sektorin privat është i domosdoshëm që të ndodhë sa më shpejt sepse tashmë ka filluar dialogu.

"Besoj se ajo që diskutuam sot në seancën e Këshillit ekonomiko-social duhet të japë rezultate shumë shpejt, duke pasur parasysh se po përgatitet edhe buxheti për vitin e ardhshëm, për të cilin u siguruam që sapo të kalojë filtrat, do të ulemi në një tryezë të përbashkët le ta shikojmë dhe të shohim mundësitë e shtetit. Pavarësisht kësaj, dialogu social, seancat e Këshillit ekonomik-social, duhet të jenë vendi ku do të ndërtojmë së bashku pikëpamjet tona. Ne do t'i themi kërkesat dhe pritshmëritë tona, do të shohim mundësitë e tyre dhe në fund do të vijmë në disa zgjidhje që do të thonë të mira për punëtorët, ndihmë për punëdhënësit dhe në fund prosperitet të shtetit. Ne si përfaqësues të punëtorëve prisnim që kjo seancë e Këshillit ekonomik- social të mbahej më herët, megjithatë besoj se takimet e shpeshta që tashmë janë paralajmëruar nga përfaqësuesit e qeverisë do të kompensojnë kohën që kemi humbur dhe besojmë se kjo mundësi do të na lejojë të afrojmë pikëpamjet tona me Organizatën e punëdhënësve si e vetmja organizatë përfaqësuese dhe përfaqësuesi i punëdhënësve me Qeverinë dhe LSM si sindikata e vetme përfaqësuese në shtet", tha Trëndafilov.

Ai beson se argumentet për rritjen e pagave janë në anën e tyre, duke marrë parasysh, siç tha ai, se shporta minimale sindikaliste tashmë është 1.000 euro dhe se pagat e qytetarëve në shtetet në mjedisin tonë po rriten me ritme të përshpejtuara. Ai beson se me argumentet me të cilat presin të ballafaqohen në seancën e ardhshme do të dakordohen të arrijnë atë që presin të gjitha palët.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse kjo do të thotë se ka sinjale pozitive për një lloj rritjeje të pagës minimale para harmonizimit ligjor në mars, Trendafilov tha se pret që të gjitha informacionet të shqyrtohen seriozisht dhe të merren masa për të mbajtur fuqinë punëtore të kualifikuar në vend.

"Pritshmëritë tona janë që me të vërtetë të ulemi dhe të shqyrtojmë seriozisht të gjithë informacionet të cilat i kemi por ne nuk  kemi shtetin dhe punëdhënësit. Ne jemi të vetëdijshëm se punëtorët po largohen me një ritëm të shpejtë dhe të gjithë jemi dakord që ata rrallë kthehen. Të gjithë së bashku duhet të bëjmë përpjekje përmes rritjes së pagave, përmes përmirësimit të standardit jetësor, të bëjmë një hap serioz përpara që do t'i mundësojë fuqisë punëtore të kualifikuar të mbetet në Maqedoni, si dhe kthimin e atyre personave që u larguan nga vendi, veçanërisht për shkak të pagave të ulëta", tha Tendafilov. rq/

Foto: printskrin nga video

QËNDRONI TË LIDHUR