Trendafillov: Për masat e reja qeveritare do të flasim më 2 maj
- Për masat e reja qeveritare do të flasim më 2 maj, nesër do të kërkojmë rritjen e pagave tona që të mund t'i lejojmë edhe çmimet e tilla në supermarkete, tha sot kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Sllobodan Trendafilov.
- Post By Qefsere Abduli
- 14:01, 30 prill, 2025
Shkup, 30 prill 2025 (MIA) - Për masat e reja qeveritare do të flasim më 2 maj, nesër do të kërkojmë rritjen e pagave tona që të mund t'i lejojmë edhe çmimet e tilla në supermarkete, tha sot kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Sllobodan Trendafilov.
Trendafillov, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për mediat lidhur me protestën e nesërme, theksoi se ngrirja e çmimeve dhe marzhave dha vetëm gjysmë rezultati.
Ai vlerësoi, se tregtarët janë lakmitarë dhe se po krijonin kapital të madh në kurriz të punëtorëve.
"Shporta minimale e sindikatës tregoi se vetëm 6.78 për qind janë ulur çmimet e 63 produkteve bazë që ne i masim. Nuk ishte as afër deri 10 ose 10 për qind siç premtuan tregtarët. Për fat të keq, Qeveria, si shumë herë më parë është mashtruar nga ana e tyre. Shpresoj të mos lejojnë të luhet për herë të tretë, të katërt dhe të pestë. Për masat e reja të qeverisë më 2 maj, nesër do të kërkojmë rritje të pagave tona në mënyrë që të mund të përballojmë edhe këto çmime në supermarkete. Doli që tregtarët janë lakmitarë dhe se në kurriz të punëtorëve krijojnë kapital të madh. Shpresoj që kjo të mos ndodhë më 2 maj. Nëse është kështu, ne do të marrim të gjitha masat që kemi në dispozicion të cilat në të kaluarën e kanë nxitur Qeverinë të marrë masa që do të zgjasin në planin afatgjatë", theksoi Trendafillov. qa/
Foto/video: MIA