• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trençevska: UNICEF-i mbetet partnere e besueshme e MPPS-së

Trençevska: UNICEF-i mbetet partnere e besueshme e MPPS-së

Shkup, 24 janar 2024 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trenpevska sot me përfaqësuesen e UNICEF-it, Patricia Di Xhovani e nënshkroi planin njëvjeçar për punë i cili i përfshin zyren e UNICEF-it dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Siç kumtuan nga MPPS, fokusi kryesor i programit është në politikën sociale, mbrojtjen nga dhuna dhe arsimin parashkollor.

"Qëllimi i programit të nënshkruar është të gjithë djemve, vajzave dhe familjeve t'u mundësohet qasje e njejtë drejt shërbimeve sociale me cilësi të integruar, që mundëson shëndet më të mirë, kujdes si dhe mbrojtje nga përvojat negative. Njëherit, përmes programit duhet të mundësohet që fëmijët dhe të rinjtë të zhvillohen dhe përparojnë përmes arsimit cilësor dhe inkluziv", qëndron në kumtesë. 

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale theksojnë se në periudhën që vjen do të angazhohen të mundësohet përmes mbrojtjes së fëmijëve ambient i volitshëm në të cilin fëmijës i jepet vend qendror.

Foto: МPPS

QËNDRONI TË LIDHUR